Në Serbi vijojnë protestat kundër ligjit për besimet fetare të miratuar nga Mali i Zi.

Grupet nacionaliste janë mbledhur mbrëmë para ambasadës se Malit të Zi në Beograd dhe kanë hedhur parulla nacionaliste dhe anti-shqiptare.

Më 3 janar, turma e mbledhur pranë ambasadës, anëtarë të grupit të tifozëve “Delije” ose në shqip “djem të ashpër”, sulmoi ambasadën malazeze dhe u përpoq të djegë flamurin malazez mbi ambasadë.

Të drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe dhe të mbështetur nga propaganda shtetërore, protestuesti kundërshtojnë ligjin e ri për të drejtat fetare.

Ata thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e kishës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.

Në video protestuesit ndodhen para ambasadës malazeze në Beograd dhe mes të tjerash bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.

ISPRED AMBASADE CRNE GORE U BEOGRADU!

Podrska za narod u Crnoj Gori! pic.twitter.com/s4x2lnyyTT

— Marko M. Dragoslavic (@DragoslavicM) January 2, 2020


j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All