Mbretëresha Elizabeth II do të zhvillojë një takim me anëtarët e familjes mbretërore në Sandringrah, për të diskutuar mbi rolet e ardhshme që do të kenë duka dhe dukesha e Sussex.

Princ Harry, princ William dhe Princi i Uellsit do të marrin pjesë gjithashtu në takim, ndërsa Meghan pritet t’i bashkohet diskutimit me telefon, nga Kanadaja, informon dritare.net.

Meghan dhe Harry thonë se kanë planifikuar të tërhiqen nga familja mbretërore, dhe këta bisedime pritet të sjellin një vendim për hapin e radhës që do të bëhet, për të përcaktuar marrëdhëniet e çiftit me familjen mbretërore.

Korrespondenti i BBC pranë familjes mbretërore është shprehur se kjo marrëveshje mes tyre mund të marrë kohë, edhe pse mbretëresha do një zgjidhje brenda ditëve.

Një ndër çështjet që pritet të diskutohet janë; çfarë financimi do të marrë Meghan dhe Harry, a do të mbajnë titujt mbretërorë dhe cilat janë detyrat mbretërore që do të vazhdojnë të kryejnë. /E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat