Jetojmë të gjithë në një planet, por të dhënat financiare sikur e kundërshtojnë këtë realitet. Në një studim të këtij fillim viti, porositur nga njëra prej OJF-ve më të njohura ndërkombëtarisht si Oxfam, statistikat janë të pamëshirshme.

Sipas të dhënave, jetojnë sot 2153 miliarderë që kanë një pasuri të barabartë me atë të 4.6 miliardë personave në të gjithë globin, aty ku 46% e planetit jeton me më pak se 5 dollarë në vit. Jo vetëm, por gjysma e popullsisë botërore, ajo më e varfra, zotëron vetëm 1% të pasurisë.

Statistika të frikshme, që nuk përmirësohen as në thellimet gjinore. Mjaftojnë 22 personat më “zengjinë” në botë për të zotëruar një pasuri më të madhe se të gjitha gratë e kontinentit afrikan. Ndërkohë, 1% më i pasur i planetit në 2019 ka mundësi financiare më të mëdha se ajo e pothuajse 7 miliardë personave.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat