Tanimë 100 senatorët e SHBA, 7 prokurorët demokratë dhe mbrojtja e Presidentit Donald Trump, kanë hyrë në Senat, ku për pak minuta pritet që të nisë një proces i cili ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarisht, do të nisë gjyqi kundër Presidentit të SHBA, Donald Trumpm presidenti i tretë që është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Në raportin 300 faqësh të deklarimit fajtor, Dhoma e Përfaqësuesve, thoshte  se presidenti republikan ka penguar hetimin dhe ka shfrytëzuar kompetencat duke kërkuar ndërhyrje nga një shtet tjetër.


Trump pritet që të shpallet i pafajshëm në Senat, pasi atë e kontrollojnë republikanët.

Duhen të paktën 4 nga 53 republikanët e Senatit t’u bashkoheshin 47 demokratëve për ta shpallur fajtor Presidentin Trump, dhe për ta shkarkuar atëm gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë.

Gjithsesim ky është një moment historik për SHBA, të gjidha mediat më të mëdha botërore në kryefaqet e tyre kanë pikërisht këtë gjyq, dhe të gjitha detajet e tij, minutë pas minute./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat