Spanja është goditur nga stuhia Gloria që u ka marrë jetën 9 personave, ndërsa moti i çmendur në lindje të vendit  vijon të jetë prezent. Ishujt Balearik dhe rajonet lindore, përfshirë Kataloninë dhe Valencia, kanë pesë ditë që provokohen nga stuhia.

Erërat me më shumë se 140km/h, valët e detit që arrijnë më shumë se 10 metra, dëbora dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar një kaos të madh, duke shkatërruar edhe infrastrukturën.

Ujërat e detit kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetet bregdetare, ndërsa është rritur frika e daljes së lumenjve nga shtrati./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat