Ndërsa koronavirusi ka infektuar më shumë se 24,000 njerëz në të gjithë globin, zyrtarët kinezë po raportojnë se një fëmijë i porsalindur është infektuar me virus vetëm 30 orë pas lindjes.

Xinhua.net raporton që foshnja lindi më 2 shkurt në një spital në Wuhan, epiqendra e shpërthimit. Nëna e foshnjës doli pozitive për virusin para lindjes, dhe pretendohet se ajo ia ka transmetuar fëmijës.  Por është e mundur që foshnja të jetë infektuar pas lindjes.

Foshnja është në gjendje të qëndrueshme dhe është nën vëzhgimin mjekësor. I porsalinduri nuk kishte ethe ose kollë, por po përjetonte gulçim. Kjo foshnjë është personi me i ri, i prekur nga koronavrusi./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat