Koronavirus ka infektuar më shumë se 28.000 njerëz, dhe ka shkaktuar të paktën 563 kanë vdekur. Fëmijët janë shumë më pak të prekur nga ky virus i ri në krahasim me të rriturit.

Mosha mesatare e të prekurve është mes 49-56 vjeç.

Dr. Raina MacIntyre, i cili ka studiuar këtë virus, shprehet se edhe fëmijët mund të infektohen, por ata kanë një infeksion shumë më të butë në krahasim me të tjerët, informon dritare.net. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me virusin SARS, i cili nuk ka prekur asnjë fëmijë.

“Ende nuk e kuptojmë plotësisht arsyen e përhapjes së virusit te moshat e mëdha, tha Dr. Peiris, por mendohet se të rriturit janë më shumë të ndjeshëm sepse ka më shumë të ngjarë që sëmundjet si diabeti, presioni i lartë i gjakut, dobësojnë imunitetin e tyre, dhe i bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve”.

Imuniteti i njeriu dobësohet me kalimin e viteve, dhe veçanërisht, pas moshës së mesme./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat