Një burrë kinez u prek nga koronavirusi vdekjeprurës pas qëndroi vetëm 15 sekonda pranë një gruaje të infektuar, shkruan The sun.

Njeriu misterioz, i njohur vetëm si “pacienti pesë” ka ndenjur pranë një bartëseje 61-vjeçare të infeksionit në një supermarket.

Autoriteti lokal i Komisionit Shëndetësor Jiangbei bëri të ditur se asnjëri prej të dyve nuk mbante maskë kur ka ndodhi infektimi. Edhe zyrtarët vendas e konfirmuan se 56-vjeçari e ka marrë virusin pas përballjes shumë të shkurtër me gruan e infektuar.

Tani ata po përpiqen të gjurmojnë edhe personat e tjerë me të cilët këta dy të infektuar kanë pasur kontakt. Koronavirusi i ri shkakton probleme të rënda me frymëmarrje dhe përcillet me kollë e temperaturë.

Ndërkohë, Kina ka marrë masa tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit.

Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, derisa Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.

Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajuar daljen e banorëve nga banesat.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat