Një ushtar ka hapur zjarr duke vrarë “shumë persona” në qytetin Nakhon Ratchasima në verilindje të Bangkok, Tajlandë, bën të ditur BBC.

“Bankong post” shkruan se bëhet fjalë për të paktën 12 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Mes viktimave është dhe komandanti i tij.

Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC se ushtari, Jakraphanth Thomma kishte hapur zjarr fillimisht në një kamp ushtarak, pastaj në një tempull bidizmi dhe më pas në një qendër tregtare.

Sipas policisë ushtari vodhi një makinë dhe më pas qëlloi drejt njerëzve. Ai vijon të jetë i fshehur në qendrën tregtare.

Ngjarja është në zhvillim e sipër.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat