Një paketim i mbyllur me zogj të vegjël të ngordhur është gjetur nga agjentët e doganës në çantën e një pasagjeri në aeroportin e Virgina-s të SHBA-së.

Forcat doganore, në bashkëpunim ushtarët e mbrojtjes kufitare, përgjuan paketimin në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles, pasi pasagjeri sapo ishte ulur nga Kina shkruan Daily Mail.

Pasagjeri pretendoi përpara agjentëve se zogjtë e ngordhur ishin ushqim për macen.

Në logon e paketimit ishin paraqitur figura qeni dhe maceje dhe brenda saj kishte një numër të konsiderueshëm zogjsh të thatë dhe të ngordhur. Zogjtë janë konfiskuar nga forcat doganore duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e gripit të shpendëve.

“Këta zogj të ngordhur janë ndaluar nga importi në Shtetet e Bashkuara pasi zogjtë e papërpunuar paraqesin një kërcënim potencialisht të rëndësishëm sëmundjesh për industritë e shpendëve të kombit tonë dhe në mënyrë më alarmante për qytetarët tanë si vektorë të mundshëm të gripit të shpendëve”, u shpreh Casey Drust, drejtor i operacioneve në terren.

Megjithatë agjentët doganorë nuk përmendën ndonjë rrezik të mundshëm të “Koronavirusit” në lidhje me zogjtë e ngordhur. Virusi vdekjeprurës dyshohet se ka origjinën nga mishi i kafshëve të egra që shiten në regjet kineze.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All