Rreth 242 vdekje nga koronavirusi i ri u regjistruan në provincën kineze Hubei vetëm të mërkurën, që është dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i këtij virusi.

Ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të numrit të rasteve të të infektuarve, me 14.840 njerëz të diagnostikuar me virus.

Kina shkarkoi dy zyrtarë të lartë në provincën Hubei disa orë pasi u zbuluan shifrat e reja alarmante.

Rastet e reja dhe vdekjet në provincë kanë rritur numrin e të vdekurve në 1350, dhe mbi 60.000 të infektuar deri më tani.

Ndërkohë, sekretari i Partisë Komuniste në Hubei, Jiang Chaoliang, është shkarkuar, dhe është zëvendësuar nga shefi i partisë Shanghai, Ying Yong, sipas mediave shtetërore. Shefi i partisë së kryeqytetit, Ëuhan, gjithashtu është liruar nga detyrat e tij./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat