Ndërsa në tërë botën kanë vdekur deri më tani të paktën 2400 persona nga koronavirusi, Italia po përballet me gjendjen e parë të vërtetë të emergjencës.

Sipas azhurnimit të fundit nga Lombardia të publikuara nga presidenti i Rajonit Attilio Fontana, më shumë se 100 njerëz janë prekur në vendin në pesë rajone.

Të shtunën në darkë kanë qenë 51 të infektuar, ndërsja kjo rritje e menjëhershme nuk është një sinjal i mirë për vendin.

Në Milano, kryetari Giuseppe Sala propozoi mbylljen e shkollave. “Në këtë pikë – tha qytetari i parë gjatë një konference për shtyp në prefekturën në Milano – madje edhe në një nivel të kujdesshëm mendoj se shkollat ​​duhet të mbyllen në Milano, unë do t’i propozoj Presidentit të Rajonit këto masa”.

Nga ana tjetër Universitetet në Lambordia dhe Veneto janë mbyllur, ndërsa masat e jashtëzakonshme kanë nisur të zbatohen në të paktën 10 komuna që janë izoluar./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat