Pas masave shëndetësore për emergjencën e koronavirusit, Qeveria italiane pritet të miratojë dekretin për ndihmën financiare ndaj qytetarëve dhe bizneseve në komunat e karantinuara.

Do të merren masa të jashtëzakonshme, njësoj si në rastet e katastrofave natyrore, siç janë tërmetet.

Dekreti përfshin pezullimin e taksave, faturave si dhe pagesave për këstet e kredive bankare.

Pezullimi i pagesave ka të bëjë me taksat ndaj administratës qëndrore dhe taksat vendore, si dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All