Kina po prodhon mbi 76 milionë maska kundër koronavirusit në ditë, thënë ndryshe 7,8 herë më shumë krahasuar me datën 1 shkurt, njoftoi sot Komisioni Kombëtar kinez për Zhvillimin dhe Reformat.

Sipas tij, më 25 shkurt Kina kishte më shumë se trefishuar aftësinë prodhuese ditore.

Prodhimi i maskave është në kapacitet të plotë në Kinë duke parë rritjen e kërkesave për shkak të epidemisë së COVID-19 falë masave të marra nga autoritetet për mbështetjen e prodhuesve dhe për modernizimin e teknologjisë për prodhimin e tyre, gjithçka për të rritur ofertën.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat