Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi në Novi Sad se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, nëse edhe Serbia nuk fiton diçka prej kësaj.

I pyetur nga gazetarët vendas sesi do t`i përgjigjet Beogradi atij që e quajtën ultimatum i Prishtinës, ai iu përgjigj;

“Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk del gjë prej kësaj. Ata le të bëjnë punën e vet, ne do të bëjmë tonën, dhe pastaj, të shohim se kush del më i suksesshëm“, tha presidenti serb, duke shtuar se për çdo rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Ai konfirmoi se Washingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë. Por ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, e ka bërë të qartë se Kosova duhet të heqë taksat ndaj mallrave serbe, ndërsa nga ana tjetër Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Kjo e fundit nuk po ndodh, siç u pa nga deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç që pak ditë më parë trumpetoi me të madhe tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat