Qeveria italiane ka ndarë 7,5 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Njoftimin e bëri vetë kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Këshilli i Ministrave adoptoi disa masa: në veçanti, ne kemi lëvruar 7,5 miliardë euro në mbështetje të familjeve dhe bizneseve që po përballen me emergjencën, e cila, siç e kemi thënë, nuk është vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike”, është shprehur Giuseppe Conte.

Ndërkohë, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli ka publikuar të dhënat e fundit ku bie në sy se numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur në 197, duke u rritur me 49 në 24 orët e fundit, ndërsa të prekurit kanë shkuar në 3917. Sipas zyrtarit të lartë italian të shëruarit nga virusi janë 462 ose e thënë ndryshe 11.2% e të prekurve. 462 persona janë nën kontrollin intensiv të mjekëve dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Lombardi.

Gjithashtu, raportohet se mbi 150 mjekë familjesh janë mbyllur në karantinë, një pjesë e të cilëve janë të prekur nga virusi me origjinë nga Kina.

O.J/DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All