Shkollat në Itali, janë mbyllur për shkak të shpërthimit në masë të koronavirus. Për këtë arsye, mësimi zhvillohet online. Një djalë i dërgoi detyrën e tij mësueses, në Whatsupp.

Kërkesa ishte të hartonte një poezi me rimë.

Kështu ai i dedikoi disa rreshta koronavirus.

“Mjafton një teshtinë dhe të gjithë largohen. Ne mund të të quajmë kurorë (corona), por ti nuk mund të jesh mbret. Ti je një virus që ka dominuar, por që nuk vlen shumë. Ne jemi të frikësuar, por po ne do të luftojmë deri sa të zhdukesh. Italia do të shpëtojë, dhe ky do të jetë një fund i lumtur”, është një pjesë e shkrimit të djalit.

“Ky është një mesazh për t’u thënë të gjithëve që të mos kenë frikë, tha nëna e djalit./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat