Italia është shteti i dytë në botë pas Kinës, që po përballet me një gjendje të rëndë dhe mjaft të vështirë nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Mbrojtjes Civile atje, deri me sot janë infektuar plotë 10.149 persona, ndërsa kanë vdekur 631 persona.

Në dy nga rajonet më të prekura, Veneto dhe Lambordia kanë kërkuar që të mbyllin të gjitha shërbimet, përfshirë bar-restorantet, supermarketet, dyqanet, shkollat, stacionet e autobusit, dhe mdje, edhe furrat e bukës, ndërsa  të hapura të qëndrojnë vetëm farmacitë.

kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat sa vijnë e do të bëhen më të ashpra teksa tanimë e gjithë Italia është futur në karantinim dhe është shpallur zonë e kuqe./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat