Presidenti Donald Trump ka përdorur fuqitë e ‘kohës së luftës’, duke urdhëruar General Motors të prodhojë ventilatorë për të trajtuar pacientët CoVid-19.

Masa vjen pasi Trump kritikoi kompaninë e automjeteve që vonuan prodhimin.

Më herët ai kritikoi ashpër pasi kompanitë e prodhimit të automjeteve premtuan të prodhojnë ventilatorë për të trajtuar pacientët me Covid-19, duke kërcënuar se do të përdorë fuqitë e tij “të kohës së luftës” për të detyruar General Motors dhe Ford për të përmbushur premtimin e tyre.

Ata thanë se do të na jepnin 40,000 ventilatorë shumë të nevojshëm, shumë shpejt. Tani ata po thonë se do të sjellin vetëm 6000, në fund të prillit dhe ata duan dollarë të mira për këtë.’ – tha Trump.

Ai shtoi se komunikimi me CEO-n e General Motors, Mary Barra nuk po jepte rezultat dhe se ai do thërrasë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, një pjesë e legjislacionit të kohës së luftës që i jep presidentit fuqinë për të porositur prodhuesit të prodhojnë furnizime thelbësore.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat