Kina prej disa ditësh i ka shumë të vogla rastet me Koronavirus si dhe vdekjet numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ajo çka po ndodh në Europë.

Sipas statistikave të publikuara nga zyrtarët kinez ditën e sotme janë zbuluar 30 raste të reja ndërsa numri i vdekjeve është vetëm 3.

Kjo do të thotë se në 24 orët e fundit kanë pasur vetëm 2 raste të reja më shumë se në Shqipëri.

Në total Kina deri më tani ka 81,669 të prekur, 3,329 vdekje në total, 76,964 të shëruar, numri i rasteve aktive është 1376 ku 295 janë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale në Kina ka filluar që çdo gjë të rikthehet në normalitet ndërsa sipas disa lajmeve të publikuara në mediat botërore vetëm në Wuhan ka pasur 42000 të vdekur por numrat janë fshehur.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat