936 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Numri total i viktimave ka arritur në 7,095 ndërsa po regjistrohen çdo ditë shifra tronditëse.

Shifra e orëve të fundit është më e larta që ka shënuar Britania që prej shpërthimit të sëmundjes. Ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 55,242 me 3,634 raste të reja.

Pak ditë më parë edhe kryeministri Boris Johnson u shtrua në spital pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua si pasojë e infektimit me koronavirus.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat