Coronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 119,686 viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.9 milionë qytetarë. Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 453,289 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 23 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 500 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 20,465 viktima ndërkohë 17,756 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,967 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 11,329 të vdekur dhe 89,571 të infektuar.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat