Britania e Madhe vijon të trondisë me numrin e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Në raportin zyrtar të prezantuar ditën e sotme, bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 861 persona.

Kjo shifër vjen në rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 761 pacientë të vdekur nga Covid-19.

Me shifrën e sotme shkon në 13.729 numri total i viktimave qysh nga nisja e epidemisë.

Ndërkohë në orët e fundit janë shtuar 4617 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 103.093.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat