Shkon në 105 numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi.

Kjo pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre vdekje të reja.

Ndërkohë lajm pozitiv vjen sa i takon infektimeve të reja ku vihet re një rënie e lehtë, pasi në orët e fundit janë shënuar 15 raste të prekurish, duke e çuar në 2207 numrin total të të infektuarve.

Aktualisht në spital në gjendje të rëndë të intubuar janë 69 pacientë, ndërsa 66 të tjerë po trajtohen në reparte.

Mosha mesatare e të infektuarve është 68 vjeç, ndërsa e viktimave është 73.

Mes viktimave 29 janë gra dhe pjesa tjetër burra.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All