Mund të duhet një vit për të gjetur dhe përcaktuar origjinën e vërtetë të virusit të ri. Këtë deklaron Organizata Botërore e Shëndetit Publik, përmes një eksperti i cili shton se deri më tani nuk ka asnjë fakt.

Referuar deklaratave të Trump ku akuzon Kinën, e quan një një virus Kinez dhe aludon se ky lloj virusi doli nga laboratorët e Kinës, eksperti tha se as për këtë nuk ka asnjë provë shkencore.

Ai deklaroi se kemi të bëjmë me një virus me orgjinë nga lakuriqët e natës, dhe një kafshë ndërmjetësuese ka bërë të mundur që virusi të mbërrijë tek njerëzit.

Ajo që mbetet mister është se shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku ka nisur shpërthimi i pandemisë. Deri më tani flitet për një treg në Wuhan të Kinës, megjithatë, nga 41 rastet më të hershme, vetëm 27 kishin pasur lidhje të drejtpërdrejtë me tregun.

Virusi flitet të ketë kaluar nga lakuriqët e natës tek një kafshë tjetër para se të infektojë njerëzit. Thuhet se është pangolina kafsha ndërmjetësuese, por as për këtë nuk ka prova dhe as fakte.

Kur shpërtheu virusi Mers në vitin 2012, u desh një vit për të zbuluar origjinën, që rezultoi nga devetë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat