Italia zyrtarisht ka 34 mijë e 43 viktima nga COVID-19 pasi në 24 orët e fundit shënoi 79.

Po ashtu ka shënuar një rritje edhe numri i të infektuarve pasi sot u regjistruan 283 raste të reja me koronavirus duke e çuar totalin në 235 mijë e 561.

Ndërkohë janë 6 rajone të Italisë të cilat nuk shënojnë më raste të reja si Marche, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Bolzano, Valle d’Aosta dhe Kalabria.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat