Autoritetet spitalore të ‘Asst Rhodense’ në Milano kanë deklaruar një pacient në moshën 40 vjeçare është shëruar plotësisht nga koronavirusi pasi është trajnuar me ilaçin ‘Infliximab’.

‘Infliximab’ është një ilaç specifik për trajtimin e kolitit ulçerativ dhe ky rast është i pari në botë

40 vjeçari fillimisht ishte i shtruar në repartin e gastroenterologjisë dhe më pas i transferuar në pneumologji në ‘Garbagnate Milanese’. Mediat e huaja kanë bërë me dije se situata e pacientit ishte kritike, por brenda disa ditësh të dy patologjitë u përmirësuan, falë administrimit të Infliximab.

‘Duket se se administrimi i ilaçit biologjik specifik për kolitin ulcerativ ka dhënë rezultate të papritura për të gjithë studiuesit. I riu është shëruar plotësisht nga të dy sëmundjet, edhe pse koliti është një sëmundje kronike gjithsesi “- thotë Dr. Gianpiero Manes, drejtor i Asst Rhodense.

Ai shtoi se: ‘Infliximab’ është një ilaç biologjik, pra jo-kimik, që përmban antitrupa që kanë fuqinë për të bllokuar faktorin inflamator, në këtë rast TNF, “faktor nekroza e tumorit”, dhe është eksperimental.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rasti do të botohet në ‘Gut’, një nga revistat kryesore ndërkombëtare për gastroenterologjinë.  Trajtimi mund të mbështesë hipotezën se ilaçi është i dobishëm në terapinë kundër Covid-19.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat