Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat nga pandemia Covid19 për shkak të numrit të lartë të të vdekurve.

Në 24 orët e fundit ka pasur 1 453 viktima, ndërsa 153,882 është numri total i viktimave që prej fillimit të koronavirusit.

Ky është numri më i lartë i të dhënave ditore që nga 27 maji, kur u regjistruan 1,484 viktima.

Të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” tregojnë se janë identifikuar 66 mijë e 986 raste të reja me Covid19.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë ndodhet Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat