India qëndron në gjendje gatishmërie përballë Pakistanit në krizën që kundërvë dy fuqitë bërthamore në rajonin e Kashmirit, deklaroi sot ushtria indiane, pavarësisht lirimit të njoftuar të pilotit indian të kapur nga Islamabadi.

Ne jemi krejtësisht të përgatitur dhe në gjendje gatishmëria për t’iu përgjigjur çdo provokimi të Pakistanit”, deklaroi gjenerali Surendra Singh Mahal, gjatë një konference për shtyp në Nju-Delhi të tre oficerëve të tre forcave ushtarake indiane (tokë, det, ajër).

Pakistani njoftoi sot se do të lirojë të premten një pilot të ushtrisë ajrore indiane të kapur këtë javë pas luftimeve ajrore mbi rajonin himalajan të Kashmirit, si një gjest paqeje drejt Indisë.

v.l/ Dita

Flash Lajme

Më të lexuarat