Trupi i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka gjasa të jetë djegur në një furrë të madhe në rezidencën e  Konsullatës Saudite në Stamboll, sipas një hetimi të Al Jazeera.

Detaje të reja të vrasjes së shkrimtarit u raportuan në një dokumentar nga Al Jazeera Arabic që u transmetua më 4 mars, informon dritare.net

“Autoritetet turke monitoruan djegien e furrës në natyrë nga jashtë lokaleve, pasi qeset që besohej se mbanin pjesët e trupit të Khashoggit u çuan në shtëpinë e konsullit saudit, pasi ai u vra brenda konsullatës.”, njoftoi Al Jazeera.

Al Jazeera intervistoi një punëtor, i cili ndërtoi furrën e që deklaroi se ishte sipas kërkesave nga konsulli saudit. Ajo duhej të ishte e thellë dhe të përballonte temperaturat mbi 1.000 gradë celsius, të mjaftueshme për të shkrirë metalin.

Besohet se, pjesët e trupit të gazetarit u hodhën në furrë pas vrasjes, me qëllim që të mbulonin vrasjen dhe gjetjen e tij. Djegia e trupit të Khashoggit u bë për tri ditë, thanë zyrtarët turq, informon dritare.net

Hetuesit turq gjithashtu gjetën gjurmë të gjakut të gazetarit në muret e zyrës së konsullit saudit./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat