Xhihadistët e mbetur në territorin e fundit të mbajtur nga ISIS në Siri, janë larguar pas bombardimit intensiv që ka bërë fushata e mbështetur nga SHBA-të. Fushata ushtarake në Siri ka si qëllim t’i japi fund kalifatit atje, shkruan “The Times” transmeton Dritare.net.

Rreth 200 terroristë dhe 2800 civilë  i hipën kamionëve të dërguar në Baghuz, territori i fundit që ISIS kishte nën zotërim.

Mendohet që mund të jenë ende rreth 1000 terrorist të mbetur në territorin e Sirisë. Mijëra fëmijë dhe gra janë arratisur deri më tani prej territorit të mbajtur me forcë nga ISIS dhe janë duke u strehuar nga forcat aleate, shkruan “The Times” transmeton Dritare.net.

Të premten Forcat Demokratike Siriane (SDF) insistuan se në Baghuz nuk ka civilë, por vetëm xhihadistë. Ndërsa dje ato kryen luftime ajrore për të lejuar civilët e fundit të mbetur që të arratiseshin. “Po zvogëlojmë përkohësisht ofensivën në Baghuz për shkak të një numri njerëzish civil të mbajtur peng nga Daesh.”- është shprehur Mustafa Bali, një përfaqësues i SDF./ D.B-Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat