Parlamenti britanik ka votuar sot për herë të dytë kundër marrëveshjes Brexit, të dakordësuar mes qeverisë britanike dhe Bashkimit Evropian, duke lënë vendin me pasiguri të mëdha sa i përket këtij procesi të ndërlikuar.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242. Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje.

Ndërkohë Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar më herët se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”./D.B/Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All