Një person ka hapur zjarr në një tramvaj në Utreht, të Holandës, duke plagosur disa njerëz, thuhet në deklaratën e policisë.

Sheshi afër stacionit të tramvajit, është rrethuar nga autoritetet dhe shërbimet e emergjencës janë gjendur menjëherë në vendngjarje.

Tre helikopterë janë dërguar për ndihmë, për të marrë të plagosurit. Policia u ka kërkuar njerëzve që të tregojnë kujdes në rrugë, pasi dyshohet për sulm terrorist. Agresori është larguar menjëherë nga vendngjarja./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat