Ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç del këtë të mërkurë para Gjykatës Hagë. Apeli do të japë verdiktin përfundimtar për akuzat ndaj Karaxhiç në luftën e Bosnjës.

Ndërkohë shkalla e parë e gjykatës ndërkombëtare e ka dënuar me 40 vite burgim.

I njohuri si kasapi i Bosnjës, tashmë 73-vjeç, ish-poet dhe psikiatër, është shpallur fajtor për 10 akuza, për genocid, krime lufte dhe krime të tjera, duke përfshirë edhe planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku humbën jetën 10.000 persona.

Vendimi i vitit 2016-të u apelua nga prokurorët të cilët kërkuan dënimin e Karaxhic me burgim të përjetshëm.

73 vjecari e ka cilësuar dënimin e dhënë ndaj tij si vendim politik.

Në seancën e mëparshme, ai deklaroi se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve, dhe se i konsideron boshnjakët serbë me fe myslimane.

Pas luftës Radovan Karaxhiç u fsheh për disa vite duke u maskuar si një ekspert i mjekësisë alternative përpara se të arrestohej në Serbi në vitin 2008.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All