Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, 20 vite më parë, ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarime të tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

Haradinaj shtoi se Mikiq i bëri këto komente në Ministrinë e Drejtësisë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All