Helikopteri Mi-8 i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit është rrëzuar dhe djegur plotësisht në rajonin e Kyzylorda.

“Rrethanat e rrëzimit po sqarohen”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov.

Ministria e Mbrojtjes së Kazakistanit, në një deklaratë ka bërë të ditur se ishin 13 persona në bord.

Nuk dihet ende për fatin e këtyre personave, por gjasat për persona të mbijetuar thuhet se janë të vogla. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Gazeta Shqip

Flash Lajme

Më të lexuarat