Thashethemet e përhapura në mediat sociale për rrëmbimet e disa fëmijëve nga pjesëtarë të pakicës etnike rome, kanë shkaktuar një valë dhune në Francë, edhe pse autoritetet kanë hedhur poshtë pretendimet si të pabaza.

Policia franceze bëri thirrje për qetësi të hënën duke thënë se disa turma kanë sulmuar njerëz nga komuniteti romë për të cilët besohej gabimisht se ishin përgjegjës për rrëmbimet.

Në rrjetin social Twitter, policia tha se thashethemet për një furgon të bardhë që lëvizte në rrethinat e Parisit dhe që rrëmben gratë e reja janë të rreme. Ky lajm i rremë i përhapur në rrjetet sociale ka shkaktuar dhunë fizike ndaj dy njerëzve të pafajshëm. Dhuna është shkaktuar nga 20 njerëz karshi personave të pakicës rome.

“Mos e përhapni këtë informacion të rremë. Lajmi është krejtësisht i pavërtetë dhe asnjë rrëmbim nga asnjë furgon nuk është i vërtetë”, ka shkruar Policia në rrjetin Twitter./D.B/Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat