Javët e shumta të ndërprerjes së energjisë në Venezuelë kanë gjymtuar gjithashtu dhe një infrastrukturë tjetër të brishtë, atë të shpërndarjes së ujit.

Fuqia elektrike është rikthyer në shumë zona por është duke u racionizuar, çka nuk mjafton për të vënë në punë pompat e ujit.

Disa spitale janë pa ujë, gjithashtu mungesa e ujit ka sjellë shumë situata stresuese për njerëzit në Venezuelë.

E gjitha kjo është krijuar prej krizës politike atje, ku lideri i opozitës e ka shpallur veten president. Ai është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë dhe SHBA-në, por kundërshtohet fuqishëm nga presidenti aktual i Venezulesës, Maduro./D.B./Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat