Është arrestuar ditën e enjte në Britani të Madhe, Julian Assange, themeluesi i Wikileaks.

Në lidhje me këtë arrestim, Massimo Moratti, zëvendësdrejtori i Amnesty International për Kërkimin në Evropë, ka lëshuar një deklaratë që kundërshton ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara.

Amnesty International apelon Britaninë e Madhe që të ketë shumë kujdes me trajtimin e çështjes së Assange, për shkak se atij mund t’i shkelen të drejtat e njeriut.

“Amnesty International i bën thirrje Britanisë së Madhe të refuzojë të ekstradojë ose dërgojë në ndonjë mënyrë tjetër Julian Assange në SHBA ku ekziston një rrezik shumë real që ai mund të përballet me shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë kushtet e paraburgimit. Ai mund t’i nënshtrohet torturës, ose formave të tjera keqtrajtimi, dhe të përballet me një gjykim të padrejtë për shkak të punës së tij.”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e AI.

“Mbetet e paqartë se çfarë procesi formal ka ndodhur që janë lejuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për të hyrë në ambasadën e Ekuadorit dhe për të kapur Julian Assange”-vazhdon dekalrata./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat