Statistikat e policisë italiane tregojnë se 1 në 5 persona që arrestohen në Itali është emigrant. Gazeta italiane “Il giornale” shkruan se 5 173 persona u arrestuan gjatë vitit të kaluar, ndërsa nga këta 990 janë nënshtetas të huaj.

Policia shtoi se shqiptarët dhe nigerianët ishin grupet më të mëdha të të huajve të arrestuar. Më pas, si kriminelët më të rrezikshëm në shtetin italian vijnë marokenët, rumunët dhe tunizianët.

Një ndër pesë persona që arrestohet është emigrant, pavarësisht se emigrantët janë vetëm 8.7 për qind e popullatës ose më pak se 1 ndër 10 persona.

Italia ka zhvilluar operacione me rëndësi në vitet e fundit dhe lufta ndaj bandave nigeriane ka qenë e fuqishme.

b.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat