Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar ulje të taksave për qytetarët pas valës disa mujore të protestave nga jelekverdhët.

Macron tha se dëshiron që njerëzit të përfshihen më shumë në proceset demokratike përmes një thjeshtëzimi të rregullave për referendum dhe decentralizimit të funksioneve të qeverisë.

Masat e presidentit francez synojnë të zbusin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij edhe pse numri i protestuesve javët e fundit është ulur ndjeshëm.

Jelekët e verdhë janë duke protestuar që nga nëntori i vitit të kaluar kundër ngritjes së çmimit të naftës që pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macron.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat