Agjensitë e lajmeve ruse raportojnë se presidenti Putin ka firmosur ligjin, i cili do hyjë në fuqi në nëntor, që bën të mundur krijimin e një rrjeti interneti kombëtar.

Sipas dokumentave të bërë publike në portalin e qeverisë, rrjeti do të operojë në mënyrë të pavarur nga rrjetet ndërkombëtare. Ligji i ri ka për qëllim të mbrojë Rusinë nga kufizimet virtuale të imponuara nga fuqitë e huaja dhe të krijojë një internet vendas të sigurt dhe tërësisht funksional – shkruan Dita.

Sipas ligjit, rrjeti i internetit rus do të krijohet dhe monitorohet nga agjensia e telekomit vendas, Roskomnadzor, një prej detyrave të cilit është garantimi i shërbimit të komunikimit  në Rusi, në situata të jashtëzakonshme. Gjatë këtyre situatave, agjensisë i është dhënë autoriteti të ndërpresë trafikun e jashtëm, duke krijuar kështu një rrjet tërësisht rus.

Për më tepër, informacioni nga organet qeveritare dhe shtetërore do të jetë i koduar për të qenë i mbrojtur, bëjnë më dije agjensitë e lajmeve ruse.

Ekspertët e konsiderojnë krijimin e internetit të pavarur nga Rusia si një hap tjetër drejt rritjes sëçensurës në vend dhe shtimit të kontrollit mbi informacionin që hyn e del nga vendi.

Kjo vjen pasi ligjvënësit rusë po përgatiten të aprovojnë projekt-ligjin që kufizon lirinëe shprehjes në internet, duke parashikuar ndëshkime deri në burgosje për ofendim të qeverisë apo shpërndarjen e lajmeve të rreme (fake neës).

Edhe programe komunikimi vendase kanë qenë ‘pre’ e presionit në rritje mbi botën virtuale,në Rusi. Vitin e shkuar, aplikacioni Telegram vendas u ndalua, sepse mesazhet e tij ishin të koduara – raporton Dita.

e.ll. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All