Kompania amerikane Boeing ka deklaruar se e ka ditur që modeli i avionëve 737 Max ka pasur probleme para se të ndodhte aksidenti ajron në Indonezi ku humbën jetë 189 persona.

Zyrtarët e Boeing thanë se kanë bërë njoftimin për alarm opsional, në vend se ta bënte standard. Ky njoftim thuhet se u mundëson pilotëve të dinë se kur dy sensorë të ndryshëm raportojnë të dhëna kontradiktore, informon Dritare.net.

Pavarësisht se deklaruan se e dinin problemin, firma ka insistuar se një gjë e tillë nuk e ka rrezikuar sigurinë e fluturimit të avionëve 737 Max.

Kompania Boeing ka tërhequr të gjithë avionët nga fluturimi menjëherë pas aksidentit të dytë të llojit 737 Max në Etiopi ku humbën jetën 157 persona në muajin mars./ E.K.- Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat