Një adoleshent humbi jetën dhe tetë persona u plagosën në Kolorado të SHBA-ve, pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle.

Sipas CNN, kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete.

Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë brenda në shkollë dhe ishin pozicionuar me armë duke qëlluar dy klasa me nxënës.

Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.

Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Ndërkohë motivi mbetet ende i paqartë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat