Vladimir Putin nuk heq dorë nga pasioni për sportin. Së fundmi, ai ka luajtur një ndeshje hokej me ekipin e “Legjendave”, ku kishte në krah lojtarët më të suksesshëm rusë si Slava Fetisov apo Pavel Bure.

Agjencitë e lajmeve si “AP” dhe “Reuters” raportuan se Putin shënoi tetë gola në këtë ndeshje, ndërsa të dhënat nga Kremlini thonë se ai shënoi 10 gola, në fitoren 14-7.

Por në fund të ndeshjes ka ndodhur edhe një incident. Gjatë përshëndetjes tradicionale, Putin është penguar dhe ka rënë në akull. Pavarësisht kësaj, është ngritur me shpejtësi duke vazhduar përshëndetjen.

Ndeshja u transmetua në televizionin shtetëror rus, ashtu si çdo aktivitet tjetër ku merr pjesë Vladimir Putin.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat