Kur një çift vendos që të bëjë një dasmë, duhet të marrë parasysh se do t’i kushtojë shumë. Duhet të përgatiten në çdo detaj, nga fustani i nuses e kostumi i dhëndrit deri te vendi ku do të organizojë ceremoninë dhe të bëjnë gati festat për të ftuarit.

E të gjitha këto, sigurisht që kushtojnë. Por një nuse duket se e ka gjetur një zgjidhje për këto shpenzime të dasmës. Ajo ka vendosur që të gjobisë të ftuarit për “dhurata të pamjaftueshme”!

Ishte një e ftuar, Seyi Akiwowo, e cila publikoi në “Twitter” ngjarjen sesi nusja, e cila është kolege e saj, u kishte kërkuar para në këmbim të dhuratave për dasmën që u bë në Rumani.

Këtë kërkesë nusja e bëri pasi për të do të ishte e vështirë t’i transportonte dhuratat mbrapsht në shtëpi.

Akiwowo rrëfen se asaj i mbetën shumë pak para, duke qenë se pagoi fluturimin dhe hotelin ku do të qëndronte. La aq sa kishte dhe mori një çantë dhuratash, e cila siç mori vesh më vonë përdorej për të gjurmuar dhuruesit e parave.

Por nusja me mllef ka shkruar në rrjetin social një mesazh ku shkruan: “E shijuat dasmën tonë dhe kohën që kaluat në Cluj? M’u duk se e shijuat goxha, por kjo nuk u reflektua aspak në kontributin tuaj për shpenzimet e dasmës sonë”.

Madje nusja në postimin e saj llogarit edhe 20-euroshin që i kish lënë Akiwowo dhe kjo shumë nuk mjafton as për të mbuluar menunë dhe pijen. Ajo i llogariti edhe gjithë shpenzimet e tjera, duke rezultuar në një total prej 100 eurosh për person.

“Gjithsesi edhe 75 euro do të bënin punë”, shkruante nusja në fund të postimit, ku i kërkon koleges t’ia plotësojë diferencën me një transfertë bankare.

b.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat