Matematika ndihmon në zbulimin e sekreteve të viruseve si herpes apo Zika.

“Falë gjeometrisë, u bë e mundur identifikimi i modeleve të reja strukturore, ku organizohen proteinat e viruseve për të formuar si në një enigmë biologjike veshjet e tyre të jashtme”, thuhet në studimin e  botuar nga revista ”Nature Communications”.

Qëllimi i këtij studimi është identifikimi i armëve të rej,a kundër viruseve, për të minuar strukturën e tyre.

“Ne kemi zbuluar gjashtë mënyra të reja me të cilat proteinat mund të organizohen për të formuar një strukturë 20-faqëshe’’, shpjegon një nga autorët e studimit.

Në të vërtetë, ata u përqëndruan në ”guaskën e jashtme” që mbron materialin gjenetik të viruseve, të ashtuquajturën kapsid, e formuar nga kopje të shumta të së njëjtës proteinë.

Më pas zbatuan rregullat e gjeometrisë në këtë strukturë për të provuar se si ndryshon duke lejuar që virusi të evoluojë dhe të zhvillojë strategji të reja infektive.

Kështu, zbuluan se shumë viruse deri më tani ishin klasifikuar në mënyrë të gabuar.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All