Miliarderi japonez Yusaku Maezawa është në kërkim të një partnereje për ta shoqëruar atë në udhëtimin turistik në Hënë.

44-vjeçari, është caktuar të jetë pasagjeri i parë civil që fluturon rreth Hënës në raketën Starship.

E planifikuar për vitin 2023, misioni do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit që nga viti 1972.

Në një apel në internet, Z. Maezaëa thotë se dëshiron të ndajë përvojën me një grua “speciale”.

Sipërmarrësi Ayame Goriki, 27 vjeç u ka kërkuar grave që të aplikojnë në faqen e tij të internetit.

Ai shpjegon në “Twitter” arsyen pse ka blerë një biletë për në Hënë.

“Ndërsa ndjenjat e vetmisë dhe boshllëkut fillojnë ngadalë të më rritin, ka një gjë për të cilën mendoj: Vazhdoni të dashuroni një grua”, shkroi Maezawa.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All