Matura e vitit 1998 e gjimnazit “Sami Frashëri” është mbledhur 22 vite pas përfundimit të shkollës.

Këngëtarja Julka Gramo ka publikuar dy foto në profilin e saj në Instagram, ku shihen ish-shokët e klasës, tashmë të rritur e të mbledhur grup.

Në foto arrijmë të dallojmë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Matura ‘98 në flakë,”– shkruan Gramo krahas fotos.

Grupi nuk është hera e parë që mblidhen së bashku duke kujtuar maturën e para shumë viteve.

Madje në një klasë më ish-ministrin Tahiri ka qenë edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Para dy vitesh, ishte Tahiri ai që ‘i kërkoi llogari’ Tabakut, e cila nuk kishte shkuar në party-n e organizuar, mungesë e Tabakut që përsëritet edhe kësaj here…

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat