Një punëtor ndërtimi në Indi pretendohet se ka thyer rekordin e Usain Bolt në 100 m, teksa në një garë tradicionale me qe, të quajtur Kambala, ka arritur të vrapojë 142 m për 13.42 sekonda.

Mediat raportojnë se kjo shpejtësi është 9.55 sekonda për 100 m, ndërkohë që Bolt e ka rekordin botëror me 9.58 sekonda.

Ekipi drejtues i Kambalas ka bërë thirrje që të shmangen krahasimet e tilla, pasi në garat olimpike matjet janë shkencore dhe shumë të sakta.

Srinivas Gowda, 28 vjeç, ka marrë pjesë për shtatë vjet në garën në fjalë dhe për rezultatin e arritur ai ka vlerësuar dy buajt me të cilën vraponte.

Nuk dihet nëse ky rekord do të shënohet, por ai nënkupton se 9.58 nuk është kufiri i fundëm për shpejtësinë maksimale në 100 m.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat